Mourinho: Luajtëm mirë, por muri i Juventusit ishte i vështirë për t’u kaluar
Roma zhvilloi një ndeshje pozitive në Torino, por sërish doli e mundur, pasi bardhezinjtë do të gjenin golin me Rabiot. Jose Mourinho komplimentoi të tijtë për paraqitjen në “Allianz Stadium”, ndërkohë që vlerësoi dhe “murin” e vendosur nga Allegri.
“Bëmë një ndeshje shumë të mirë, duke luajtur me personalitet ndaj një skuadre që është pretendente për titullin. Muri bardhezi është i vështirë për t’u kaluar dhe mund të them me bindje se na mungoi vetëm goli.
Nga ana tjetër, pësuam një gol pak të rrëmujshëm dhe aty u bë edhe më e vështirë. Nëse nuk do të kishim pësuar, do të rriteshin shanset e shënimit, pasi Juventusi mund të linte më shumë hapësira me kalimin e minutave”, deklaroi portugezi.
Mourinho u shpreh se objektivi i Romës vijon të mbetet një vend në zonën Champions, që do të ishte edhe një ëndërr e realizuar për kampin verdhekuq.
KOHA JONË SONDAZH

