Mourinho mbron Afena Gyan për dëmtimin e Wijnaldum: Jo vetëm futbollit një m**, por edhe njerëzit

Georginio Wijnaldum pësoi një dëmtim të rëndë në seancën stërvitore me Romën, teksa rrezikon një mungesë të gjatë.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale ka reaguar edhe trajneri Jose Mourinho, i cili nuk është përmbajtur, teksa ka cilësuar njerëz të ulët të gjithë ata që fajësojnë talentin e Romës, Afena Gyan për dëmtimin e holandezit.

“Ndonjëherë futbolli mund të jetë m*t. Në vetëm dy javë, Gini u bë një prej nesh për shkak të aftësive humane që ka (aftësitë e tij futbollistike ne i dinim tashmë). Fatkeqësisht, në një aksident fatkeq ai pësoi një dëmtim të rëndë që do ta mbajë atë larg fushës për një kohë të gjatë.

Por nuk është vetëm futbolli që mund të jetë m*t, ashtu mund të jenë edhe njerëzit. Ata që kanë nisur fjalët se një djalë i madh si Felix mund të jetë përgjegjës për atë që ndodhi janë vërtetë të ulët. Le të jemi të gjithë të bashkuar këtë mbrëmje. Ne luajmë për Romën, për Wijnaldum dhe për Afena Gyan”, ka shkruar “Special One”.

SHKARKO APP