Mourinho: Ndoshta mund të jem trajner i Brazilit
Trajneri portugez, Jose Murinho di si të jetë gjithmonë protagonist, si në fushë, ashtu edhe jashtë saj.
Së fundmi, tekniku i Tottenhamit, vjen me një deklaratë të pazakontë për “Fox Sports”, ku ka thënë se mund të jetë një ditë trajner i Përfaqësueses Braziliane.
57 vjeçari, i cili njihet për ambiciet e tij të mëdha, kësaj here duket se sheh larg. Kësaj deklaratë ai i shton faktin se është akoma i ri, referuar viteve si trajner.
Mou tha: Jam 57 vjeç, moshë kjo e re për një trajner. Nuk jam lodhur nga stërvitja. Jam lodhur nga të qëndruarit në shtëpi, për shkak të koronavirusit. Nuk mund të them që nuk do të stërvis Përfaqësuesen e Brazilit apo një skuadër braziliane në të ardhmen.