Mourinho ngacmon UEFA-n, Realin dhe Barcën
Portugezi deklaroi se çështja e rregullit Fair Play Financiar të UEFA-s, është vet në kontradiktë me rregullat e këtij institucioni, duke iu lejuar skuadrave të mëdha shpenzime të mëdha, dhe duke ndaluar zhvillimin e skuadrave të reja.
“ Unë mendoj se çështja e Fair Play Financiar është në kontradiktë të plotë me ato çfarë Uefa kërkon. Fair play financiar u aplikua nga Uefa për ti vendosur të gjitha skuadrat në kushte të barabarta në mënyrë që të rivalizonin me njëra tjetrën, por me ato çfarë po shikojmë deri tani ky rregull favorizon vetëm klubet e mëdha që kanë një histori të gjatë të mbushur me sukses dhe që mbi të gjitha kanë një strukturë shumë të mirë financiare”, deklaroi Mourinho.
“Fair Play Financiar në asnjë moment nuk mund të favorizojë klubet e reja, them klube të reja për ato skuadra që duan të investojnë dhe të arrijnë rezultate në një kohë të shkurtër”.
"Në vitet e fundit klube si Real Madrid dhe Barcelona kanë shpenzuar para të mëdha për transferimet. Ata kanë sjellë lojtarë si Bale, Neymar dhe Suarez. Si mund të konkurroj Chelsea me këto ekipe duke respektuar rregullin FPF”, shtoi në fund portugezi.
KOHA JONË SONDAZH

