Mourinho nuk është i kënaqur me Real Madridin: Na duhet edhe një tjetër si Bernardo Silva!

Real Madrid ka zhvilluar një nga merkato-t verore më të bujshme të viteve të fundit, por duket se José Mourinho ende nuk e konsideron skuadrën të kompletuar.

Trajneri portugez ka ngritur alarmin pas miqësores së zhvilluar ndaj Ferencvaroshit, duke kërkuar përforcime të tjera për ekipin. Edhe pse “Los Blancos” kanë bërë disa lëvizje të rëndësishme në merkato, Mourinho kërkon të ketë më shumë alternativa dhe lojtarë të aftë të përshtaten në disa role.

“Një Bernardo Silva nuk mjafton. Na duhet të paktën edhe një tjetër futbollist si ai, i aftë të luajë në disa pozicione në fushë”, është shprehur Mourinho pas ndeshjes.

Swiss Digital Desktop Reklama

Deklarata e “Special One” tregon qartë se trajneri nuk dëshiron të mjaftohet me afrimet e deritanishme dhe kërkon të rrisë konkurrencën brenda skuadrës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas Mourinhos, profili ideal është një lojtar polivalent, që mund të ndryshojë pozicion gjatë ndeshjes dhe t’i japë ekipit më shumë alternativa taktike.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?