Mourinho shpjegon incidentin me Vinicius Jr: Nuk ishte i lehtë menaxhimi i asaj situate!

Trajneri portugez José Mourinho nuk doli në konferencë për shtyp para ndeshjes mes Benfica dhe AVS, por dha një prononcim të shkurtër për televizionin zyrtar të klubit, ku foli për gjendjen e skuadrës pas përballjes së fortë ndaj Real Madrid.

Mourinho theksoi se sfida e fundit ishte jashtëzakonisht kërkuese në aspektin fizik, taktik dhe emocional, sidomos deri rreth minutës së 50-të, kur sipas tij skuadra u detyrua të luante me intensitet maksimal.

Ai pranoi gjithashtu se polemikat pas ndeshjes e kanë bërë të vështirë menaxhimin emocional të grupit, por insistoi se ekipi duhet të përqendrohet te ndeshja e radhës, që e cilësoi shumë të rëndësishme.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Duhet të pranoj se nga minuta e 51-të e deri tani, dhe biseda jonë nuk mbaron këtu, nuk ka qenë e lehtë ta menaxhojmë emocionalisht atë që ndodhi dhe atë që vazhdon të ndodhë. Përpara kemi një ndeshje shumë të rëndësishme dhe duhet të përqendrohemi për të luajtur në nivelin maksimal”, tha strategu portugez.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në planin sportiv, tekniku konfirmoi mungesa të rëndësishme. Përveç pezullimit të Luca Prestianni, Mourinho bëri të ditur se edhe Fredrik Aursnes nuk është në gjendje të luajë këtë sfidë, me shpresën që të rikuperohet në kohë për ndeshjen e kthimit në Madrid.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?