Mourinho trajner i Manchester United
Ish-trajneri i Chelsea ka siguruar një kontratë në “Old Trafford”, që do të vërë atë sërish përballë rivalit të tij, Pep Guardiola, i cili do të bashkohet me Manchester City këtë verë. E përditshmja britanike “The Mirror” shkruan se tekniku portugez ka rënë dakord edhe me termat financiar. Kontrata që Mourinho pritet të firmosë është trevjeçare ku do të përfitojë 15 milion euro në vit. Gjithashtu 53-vjecari është i prirur për të marrë në stafin e tij dhe drejtorin sportiv të Atletico Madrid, Andrea Berta, i cili është miku i ngushtë i agjentit të Mourinhos, Jorge Mendes. “Djajtë e Kuq” deri më tani kanë pohuar se nuk janë në kërkim për të caktuar një drejtor të ri, por Mourinho është i prirur që të ketë lirinë e tij për të rindërtuar skuadrën dhe të vendosë objektivat kur të marrë drejtimin e ekipit. Momentalisht Mancheter United renditet në vëndin e pestë me 41 pikë të grumbulluara, ku rrezikon që të marrë pjesë në komepticionin e “Uefa Champions League”
KOHA JONË SONDAZH

