Mourinho zbarkon në Madrid, gati firma me Real Madridin

Rikthimi i José Mourinho te Real Madrid është tashmë shumë pranë zyrtarizimit. Trajneri portugez ka mbërritur në kryeqytetin spanjoll dhe pritet që në orët në vijim të firmosë kontratën me klubin madrilen, duke nisur kështu aventurën e tij të dytë në stolin e “Los Blancos” pas 13 vitesh.

Sipas raportimeve nga Spanja, Mourinho do të marrë drejtimin e skuadrës me misionin për ta rikthyer Real Madridin në majat e futbollit evropian dhe për të fituar sërish UEFA Champions League, trofe që i ka munguar klubit në dy sezonet e fundit.

Ish-trajneri i Interit dhe Romës konsiderohet si një nga figurat kryesore të projektit të presidentit Florentino Pérez, i cili e ka mbështetur fuqishëm rikthimin e “Special One” në “Santiago Bernabéu”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Burime pranë klubit bëjnë të ditur se prezantimi zyrtar i Mourinhos mund të zhvillohet që nesër, në një konferencë për shtyp ku pritet të zbulohen edhe objektivat e projektit të ri sportiv.

Swiss Digital Mobile Reklama

Rikthimi i portugezit ka ngjallur entuziazëm të madh mes tifozëve madrilenë, të cilët shpresojnë se përvoja dhe personaliteti i tij do ta ndihmojnë skuadrën të rikthehet në rrugën e trofeve dhe suksesit ndërkombëtar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?