Mourinho zgjat me katër vjet kontratën me Çelsin

Portugezi Jose Mourinho, kampion i Anglisë në fuqi me Çelsin, ka zgjatur me katër vjet kontratën e tij me Blute, ku ai do të qëndrojë deri në vitin 2019, bëri të ditur klubi londinez.
“Nëse klubi është i kënaqur, edhe unë jam gjithashtu. Mendoj se është normale për mua që të nënshkruaj një kontratë të re”, u shpreh 52-vjeçari pasi nënshkroi kontratën e re para nisjes së Premier League përballë  Swansea.
Me rikthimin tek Çelsi ne 2013 pas viteve të mëparshme të suksesshme (dy tituj, një FA Kup dhe dy Kupa të Ligës në 2004 e 2007), Mourinho, fitues i Ligës së Kampioneve me FC Porto e Inter Milano, fitoi në sezonin e kaluar titullin e kampionatit të Anglisë dhe Kupën e Ligës. 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?