Muaji mars vendimtar për planet e Juventusit, Botërori i Klubeve garanton 50 milionë euro
“Corriere dello Sport” raporton se Juventusi do të vendos shumë për planet e sezonit të ardhshëm në muajin mars. Bardhezinjtë me shumë mundësi këtë muaj do mësojnë nëse do të marrë pjesë apo jo në Botërorin e ri për Klube që do të zhvillohet në SHBA nga 15 qershori deri më 13 korrik 2025.
Për momentin, shanset që Juventusi të marrë pjesë në kompeticion janë mjaft të larta. Janë dy skuadra që ende mund t’i kalojnë bardhezinjtë: Lazio duke fituar Champions League dhe Napoli, i cili pas barazimit 1-1 në shtëpi me Barcelonën, duhet të arrijë në gjysmëfinale.
Situata është kjo: dhjetorin e kaluar, FIFA vendosi që renditja e UEFA-s të përcaktojë edhe renditjen e kualifikueseve evropiane për Botërorin e Klubeve 2025. Italia, me shifrat në dorë, do të jetë në gjendje të ketë dy vendet në dispozicion.
Njëri do të jetë nga Interi, një tjetër për momentin është prerogativë e Juventusit që, duke llogaritur rezultatet e pesë viteve të fundit në Champions League, ka grumbulluar 47 pikë. Napoli është i treti me 42 pikë. Çdo fitore nga këtu e tutje do të vlejë 2 pikë, çdo barazim një pikë, çdo kalim raundi një pikë bonus.
Vetëm pjesëmarrja në Botërorin e ardhshëm të Klubeve garanton 50 milionë euro. Të paktën 30 milionë euro vijnë nga kualifikimi në Ligën e Kampionëve të ardhshëm. Dhe kjo është arsyeja pse, me 80 milionë euro më shumë dhe tashmë të sigurt, Juventusi në një muaj mund të planifikojë të ardhmen.
KOHA JONË SONDAZH

