Muçi gjen golin e parë me Trabzonspor, merr asistin nga Salah (VIDEO)
Ernest Muçi ka nisur të lërë gjurmën e tij te Trabzonspor, duke realizuar golin e parë të sezonit me fanellën e klubit turk. Sulmuesi shqiptar ka gjetur rrjetën në sfidën ndaj Gençlerbirliği, duke shënuar golin e katërt të Trabzonspor në këtë përballje.
Muçi përfitoi nga një aksion i ndërtuar mirë, i finalizuar pas asistimit të Salah, për të tundur rrjetën dhe për të regjistruar golin e tij të parë në këtë sezon.

Ky realizim vjen pas një serie paraqitjesh në të cilat 25-vjeçari kishte kontribuar edhe në mënyra të tjera për skuadrën. Para golit ndaj Gençlerbirliği, Muçi kishte dhënë dy asistime gjatë këtij sezoni, të dyja për Salah.
Kështu, shqiptari numëron tashmë tre kontribute direkte në gola, me një gol dhe dy asistime. Goli i parë i sezonit pritet t’i japë më shumë besim Muçit, i cili synon të fitojë një rol edhe më të rëndësishëm në formacionin e Trabzonspor dhe të vazhdojë të jetë protagonist në ndeshjet e ardhsme.
KOHA JONË SONDAZH

