Muçi në super formë, shënon tjetër gol në Turqi (VIDEO)

Ernest Muçi ka shënuar gol me fanellën e Besiktas, në ndeshjen e Kupës ndaj Kirklarelispor. Me një goditje të bukur nga brenda zonës, Muçi mposhti portierin kundërshtar, duke dërguar topin në rrjetë.

Ylli kuqezi po luan sezonin e dytë te ekipi turk. 23-vjeçari ka besimin maksimal të trajnerit Solskjaer, i cili e hoqi atë nga merkato duke e bërë një nga lojtarët e tij të preferuar.

SHKARKO APP