Muçi-Onuachu, dyshja më efektive në Superligën Turke

Forma e shkëlqyer e Ernest Muçi po ndihmon Trabzonspor të rikthehet fuqishëm në garën për objektivat e mëdha në Superligën Turke. Skuadra nga Trabzoni po lufton për pozicionet e para në kampionat dhe për një vend në UEFA Champions League, ndërsa kontributi i sulmuesit shqiptar po rezulton vendimtar.

Muçi po kalon një moment shumë pozitiv në kampionatin turk, ku ka realizuar 10 gola deri tani, duke u shndërruar në një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës.

Sipas mediave turke, sulmuesi shqiptar së bashku me partnerin e tij të repartit ofensiv, Paul Onuachu, formojnë aktualisht dyshen më produktive të kampionatit. Të dy lojtarët e Trabzonspor kanë shënuar së bashku plot 30 gola në sezon.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo shifër i vendos ata në krye të një klasifikimi të veçantë të dysheve sulmuese në Turqi. Pas tyre në këtë renditje vjen dyshja e Fenerbahçe, e përbërë nga Anderson Talisca dhe Marco Asensio, që kanë realizuar së bashku 24 gola.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në podium renditet edhe çifti ofensiv i Galatasaray, me Mauro Icardi dhe Victor Osimhen, të cilët gjithashtu kanë arritur kuotën e 24 golave. Performanca e dyshes Muçi–Onuachu po konsiderohet një nga faktorët kryesorë që ka rikthyer Trabzonspor në garë për trofe dhe për një vend në kompeticionet më të rëndësishme europiane.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?