Muçi pranë transferimit rekord te Trabzonspor, zbulohet paga dhe kontrata milionëshe
E ardhmja e Ernest Muçi duket gjithnjë e më pranë një kapitulli të ri në futbollin turk. Mediat në Turqi raportojnë se Trabzonspor ka vendosur të aktivizojë përfundimisht transferimin e mesfushorit shqiptar, duke paguar rreth 8.5 milionë euro te Beşiktaş për kartonin e tij.
Sipas raportimeve, marrëveshja do ta lidhë Muçin me Trabzonsporin deri në vitin 2029, ndërsa futbollisti pritet të përfitojë një pagë prej 3.5 milionë eurosh në sezon, shifër që do ta bënte atë lojtarin më të paguar të Shqipërisë.
25-vjeçari ka bindur drejtuesit e klubit me paraqitjet e tij gjatë huazimit, duke u shndërruar në një nga protagonistët kryesorë të sezonit. Me 15 gola dhe 9 asistime në 34 ndeshje, Muçi ka kaluar pritshmëritë dhe konsiderohet një nga faktorët që po shtyn Trabzonsporin drejt suksesit në kupë.
Një rol të rëndësishëm në qëndrimin e tij ka pasur edhe besimi i trajnerit Fatih Tekke, i cili e ka kthyer shqiptarin në një pikë referimi në repartin ofensiv.
KOHA JONË SONDAZH

