Muçi si Neymar, shikoni çfarë u bën lojtarëve të Bilbaos në Europa League (VIDEO)

Ernest Muçi ka zhvilluar një ndeshje të jashtëzakonshme kundër Athletic Bilbaos. Sulmuesi shqiptar ishte protagonist në dy nga golat që u shënuan nga Milot Rashica, në fitoren 4-1 të ekipit turk kundër Bilbaos.

Në një moment lojtari i Shqipërisë ka marrë topin dhe është drejtuar nga këndorja, atje ku tërhoqi pas vetes edhe dy lojtarë të Bilbaos. Edhe pse në hapësira të ngushta, ish-futbollisti i Tiranës ja doli që të dhuronte spektakël me finte ndaj kundërshtarëve.

Në mediat sociale video e tij ka bërë xhiron e botës, ndërkohë që nuk kanë munguar as krahasimet me yllin Neymar, i cili shquhet për veprime të tilla me topin.

Ernest Muci do të qëndrojë te Beshiktashi të paktën deri në përfundimin e këtij sezoni, pasi afrimi i Solskjaer ka bërë që hapësirat për të të jenë edhe më të mëdha.

SHKARKO APP