Muçi transferim rekord te Trabzonspori, 8.5 milionë euro pas një sezoni fantastik
Pas javësh negociatash dhe spekulimesh mbi të ardhmen e tij, saga e transferimit të Ernest Muçi ka marrë fund me një rezultat pozitiv për futbollistin shqiptar. Trabzonspor ka bërë zyrtar transferimin përfundimtar të yllit kuqezi, duke ushtruar të drejtën e blerjes së kartonit nga Beşiktaş JK.
Klubi nga Trabzoni ka investuar 8.5 milionë euro për të finalizuar marrëveshjen, ndërsa më herët kishte paguar edhe 1 milion euro për huazimin e lojtarit gjatë verës. Në total, operacioni prej 9.5 milionë eurosh e shndërron Muçin në blerjen më të shtrenjtë në historinë e Trabzonsporit, një tjetër rekord në karrierën e sulmuesit shqiptar.
Rrugëtimi i Muçit ka qenë i mbushur me hapa të rëndësishëm në merkato. Kur ishte pjesë e Tirana, ai u transferua te Legia Ëarsaë për rreth 500 mijë euro, me klubin shqiptar që ruajti një përqindje të kartonit. Më pas, Legia e shiti te Beşiktaş për 10 milionë euro, duke regjistruar shitjen më të shtrenjtë në historinë e klubit polak, ndërsa për gjigantët turq ai përfaqësonte një nga investimet më të kushtueshme të realizuara ndonjëherë.
Përveç rekordit në merkato, Muçi pritet të vendosë një standard të ri edhe në aspektin financiar. Sipas marrëveshjes së re me Trabzonsporin, futbollisti shqiptar do të përfitojë rreth 3.5 milionë euro në sezon, çka e bën lojtarin shqiptar më të paguar në histori.
KOHA JONË SONDAZH

