Muller bëhet “legjendë” te Bayerni, rinovon edhe për dy vite kontratën
Bayern Munich ka përgatitur rinovimin e kontratës për një nga lojtarët më të vjetër dhe më të rëndësishëm që ka në skuadër. Bëhet fjalë për Thomas Muller i cili gjatë gjithë karrierës së tij ka mbajtur veshur vetëm fanellën e skuadrës bavareze.
30-vjeçari ka shënuar deri tani 195 gola në 521 ndeshje me Bayernin ndërkohë që kontrata e tij aktuale me kampionët e Gjermanisë skadon në verën e vitit 2021.
Në marrëveshjen e re që do të firmosë me Bayernin Muller do të rinovojë edhe për 2 vite të tjera duke e zgjatur bashkëpunimin deri në verën e vitit 2023.