Muller: Kam ndjesi të mira, ja si mund ta ndalim Messin!

Thomas Muller, ka folur në prag të ndeshjes së rëndësishme të Champions League kundër Barcelona-s. Sulmuesi u shpreh i bindur se skuadra e tij do të triumfojë në këtë ndeshje.

“Të dy ekipet duan ta kenë topin në zotërim, por ne duam të kontrollojmë ndeshjen me cilësitë tona. Kam ndjesi të mira për këtë ndeshjes, edhe pse Barça ka shumë kampionë në skuadër. Kanë të gjithë eksperiencë të madhe dhe e dimë sa e rëndësishme është kjo sfidë. Presim me padurim të zbresim në fushë.

Si mund të ndalet Messi? Duke luajtur si skuadër. Nëse Messi kalon një kundërshtar, duhet të shkojë menjëherë një tjetër që të rikuperojë topin. Skuadra duhet të ndalojë cilësinë individuale të kundërshtarëve. Do të jetë një sfidë emocionuese, por kemi treguar se mund t’ia dalim”.

SHKARKO APP