Muller: Nëse qoftë se do të jetë e nevojshme, do të luajmë!

Bundesliga pritet të jetë një ndër kampionatet e parë që do të rinisë pas pezullimit të koronavirusit, teksa parashikohet që të rinisë që më datën 9 maj.

Sulmuesi i Bayern Munich, Thomas Muller duke folur për “BILD” u shpreh se nëse është e nevojshme do të luajnë, edhe nëse do të duhet të qëndrojnë gjithë kohën në karantinë.

“Nëse është e nevojshme do të luajmë, qoftë edhe nëse do të na duhet të qëndrojmë në hotel të mbyllur”, thotë Muller. Nëse do të vendoset për rifillimin e kampionateve, futbollistët dhe stafet e ekipeve do t’u bëhen teste çdo javë dhe se do të qëndrojnë në hotel, pa takuar familjarët e tyre deri në fund të sezonit.

SHKARKO APP