Mundësi Valiev shfrytëzon më së miri shansin, pasdite do kërkojë medalje historike për Shqipërinë

Chermen Valiev mban gjallë shpresat e Shqipërisë për medaljen e parë olimpike në histori. Edhe pse u mund në çerekfinale, mundësi i natyralizuar kuqezi u rifut në garë.

Në kualifikuesen për medalje, Valiev fitoi me rezultatin 12 me 2 kundër rivalit nga Bjellorusia dhe u kualifikua në sfidën për medalje bronzi.

Ai do të ketë përballë mundësin nga Taxhikistani, Viktor Rasadin dhe nëse do të triumfojë, atëherë do të fitojë medaljen e bronzit në Paris 2024, e cila do të jetë e para për Shqipërinë në Lojërat Olimpike.

SHKARKO APP