Mundësi Valiev u shpall kampion i Europës, Fidel Ylli për gjestin: Të merren masa

Mundësi i Shqipërisë, Chermen Valiev është shpallur kampion i Europës. Dorëzimi i medaljes ndaj tij u shndërua në një skandal. Gjatë dorëzimit të medaljes zv/presidenti i Federatës Botërore dhe kreu i asaj ruse, Mikhail Mamiashvili ushtroi forcë dhe sipas KOKSH-it e ka quajtur Chermen Valievin edhe tradhtar. Në emisionin ”Opinion”, Fidel Ylli, President i KOKSH-it tha se gjesti është shumë i shëmtuar. KOKSH ka dalë me deklaratë për të njoftuar trupin diplomatik si dhe institucionet ndërkombëtare europiane dhe botërore që ndaj tij të merren masa.
Blendi Fevziu: Çfarë ndodhi me Valievin?
Fidel Ylli: Nuk është se ndodhi gjë. Valievi nderoi flamurin tonë, Shqipërinë, veten e vet. Ka bërë një ndeshje spektakolare më një nga mundësat më të mirë të Republikës Ruse në finale, por ky person që është presidenti i Federatës Ruse të Mundjes, njëkohësisht zv/presidenti i Federatës Botërore ky është një nga mundësit më të mirë të Rusisë. Është tre herë kampion bote dhe tre herë Europe, por ky nuk e ka rastin e parë. Ky është akuzuar edhe në vitin 2004 se i ka bërë presion një gjyqtari që mundësi rus në Lojërat Olimpike të Athinës duhet të fitonte ndeshjen.
Blendi Fevziu: Zoti Ylli, i erdhi më shumë reagimi ngaqë Valiev ka mundur mundësin rus që ishte pjesë e Federatës së tij, apo e ka me faktin që Valiev përfaqëson Shqipërinë dhe jo Rusinë?
Fidel Ylli: E para e punës që Presidenti i Federatës Rusë nuk është rus, por është nga Gjeorgjia . Ai ka përfaqësuar Bashkimin Sovjetik dhe jo Rusinë dhe po të jetë puna për tradhëtar është ky që nuk pranoi të shkonte në Gjeorgji, por qëndroi në Rusi. Por ai nuk e ka nga kjo. Ai e ka nga tekja e rakisë se pi pak alkool se ai gjest nuk shpjegohet ndryshe.
Blendi Fevziu: Më fal , por është zv/presidenti i Federatës Botërore të Mundjes nuk flasim për një pijanec rruge.
Fidel Ylli: Gjesti është shumë i shëmtuar, është i dënuar. Ne kemi dalë në një deklaratë ja kemi çuar edhe ministrisë së Jashtme për të njoftuar gjithë trupin diplomatik. Gjithë institucioneve ndërkombëtare europiane dhe botërore që ndaj tij të merren masa.