Mungoi ndaj Austrisë, Çokaj i bashkohet Kombëtares U-21

Mesfushori i kombëtares shqiptare U-21, Enis Çokaj i është bashkuar ekipit të shpresave mbrëmjen e djeshme. Futbollisti i Lokomotivës së Zagrebit nuk ka mundur t’i bashkohet kombëtares në ndeshjen e parë kundër Austrisë në transfertë, ku kuqezinjtë tanë fituan me rezultatin e thellë, 1-5, për shkak të masave kufizuese të shkaktuara nga pandemia e Covid-19.

Çokaj është vendosur menjëherë nën urdhrat e trajnerit Alban Bushi dhe do të jetë i gatshëm për ndeshjen që shpresat do të zhvillojnë ditën e nesërme kundër Andorrës, në stadiumin “Elbasan Arena”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?