Mungon vetëm firma, Hysaj zgjedh ekipin e ardhshëm për sezonin e ri!
Elseid Hysaj është një nga lojtarët më të spikatur në merkaton e transferimeve. Kjo nuk vjen vetëm për shkak të cilësive të tij, por edhe sepse nga 1 korriku, do të jetë futbollist i lirë për shkak të skadimit të kontratës me Napolin.
Javët e fundit ka pasur sondazhe edhe nga Milani, por duket se Lazio ka bërë hapin konkret për të arritur te futbollisti shkodran. Sipas asaj që raporton Tuttomercatoweb , në fakt, “Të Kaltrit” janë më pranë se kurrë zyrtarizimit të akordit.
Përditësime të mëtejshme mbi detajet në orët e ardhshme, por ka shumë besim në suksesin e marrëveshjes: pas Kamenoviç, Hysaj mund të jetë nënshkrimi i dytë i Lazios së Maurizio Sarr, i cili për këtë arsye është i gatshëm të përqafojë një nga nxënësit e tij që ka pasur te Empoli dhe Napoli. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

