Mungon vetëm zyrtarizimi, kampioni i Europës transferohet te Milani

Kapiteni i Spanjës, Alvaro Morata do të jetë futbollisti i ri i Milanit. Katër vjet me 5 milionë euro pagë në sezon është kontrata për të cilën ka rënë dakord sulmuesi spanjoll me klubin italian.

Milan do të paguajë klauzolën e sulmuesit te Atletico Madrid, që është në vlerën e 13 milionë eurove dhe sot Morata do të kryejë vizitat mjekësore.

Ndërkohë, kuqezinjtë kërkojnë edhe një qendërmbrojtës, një mbrojtës të djathtë dhe një mesfushor shkatërrues.

Swiss Digital Desktop Reklama

Milani dëshiron edhe një sulmues tjetër, ku përfliten Niclas Fullkrug dhe Tammy Abraham.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?