Murinjo rinovon deri në vitin 2020: Krenar që drejtoj çdo ditë Junajtid!
“Martesa” mes Mançester Junajtid dhe Zhoze Murinjo do të vazhdojë. Klubi anglez ka zyrtarizuar rinovimin e kontratës me strategun portugez deri në vitin 2020, me opsionin për ta zgjatur edhe me një sezon tjetër. “Special One” mbërriti në vitin 2016 në “Old Traford”, teksa deri më tani ka fituar një Fa Cup, një Kupë Lige, dhe Europa League sezonin e kaluar.
Trajneri portugez foli për kanalin zyrtar të Mançester Junajtid deklaroi se është gjithnjë e më shumë krenar që drejton “Djajtë e Kuq” nga dita në ditë. “Dua t’i falënderoj që kanë punuar me mua gjatë kësaj periudhe. Jam i lumtur që më konsiderojnë si trajnerin ideal për të drejtuar këtë klub. Kemi krijuar standarde të reja duke fituar 3 trofe në një sezon.
Kemi krijuar kushtet për një të ardhme brilante dhe të mbushur me suksese. Dua të falënderoj lojtarët dhe stafin, pa të cilët nuk do të isha asgjë. I dua lojtarët e mi dhe dua që të vazhdojmë së bashku edhe për tri vitet e ardhshme. Jam krenar çdo ditë që stërvis Junajtid”, u shpreh strategu portugez pas firmës së hedhur në kontratën e re. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

