Muriqi: Golin ndaj Realit ia dedikoj Kosovës dhe gjithë shqiptarëve

Sulmuesi i Mallorca-s, Vedat Muriqi, ishte protagonisti kryesor në fitoren e rëndësishme 2-1 ndaj Real Madrid, duke shënuar golin vendimtar në minutat shtesë. Pas ndeshjes, Muriqi u shpreh se ky gol kishte një domethënie të veçantë për të, duke treguar edhe për periudhën e vështirë që kishte kaluar së fundmi.

“Isha pak i lodhur, sepse vij nga udhëtimi dhe nga ndeshjet me shumë emocione. Kisha dy javë shumë të vështira, por kisha nevojë për këtë gol dhe ai erdhi në minutën e 91-të. Jam shumë i lumtur që i solla tri pikët ekipit”, deklaroi ai për Digitalb.

Sulmuesi kosovar theksoi se goli ishte një dedikim i veçantë për kombin dhe tifozët shqiptarë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ky gol është për KosovënKosovën, për shtetin tim. Për Shqipërinë, për gjithë shqiptarët anembanë botës dhe Europës që na përkrahën. Më vjen keq që nuk u kualifikuam si Kosova dhe si Shqipëria, por shpresoj në Europian”, theksoi ylli i Kosovës që ka shënuar 19 gola këtë sezon në La Liga, duke qenë golashënuesi i dytë pas Mbappe. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?