Musiala: Franca kandidatja kryesore në Europian, ne ëndërrojmë falë Nagelsmann

Jamal Musiala ka folur së fundmi për Marca. 21-vjeçari është kthyer në një nga pikat më të forta te Bayerni dhe kombëtarja gjermane. Talenti nuk shfaq eufori edhe pse Europiani do të zhvillohet në shtëpi dhe tifozët presin maksimumin.

“Me shumë mundësi, Franca është kandidatja kryesore për fitimin e Euro 2024. Më pas vjen Anglia, me shumë futbollistë të mëdhenj. Por edhe ju spanjollët keni futbollistë të mëdhenj.

Do të jetë një Europian interesant, sepse gjithmonë dalin një apo dy skuadra surprizë në kompeticione të tilla. Europiani është një mundësi e artë për çdo Kombëtare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjermania? Me të gjitha cilësitë që kemi dhe atë që trajneri Nagelsmann mund t’i japë secilit lojtar falë këshillave të tij të thjeshta, ne mund të ëndërrojmë. Por gjithashtu mendoj se duhet t’i marrim ndeshjet me radhë, duke u përpjekur të krijojmë një atmosferë sa më të mirë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?