Musiala humbet sërish ndjenjat në fushë, por reagon pas ndeshjes: Ja cfarë po më ndodh …

Jamal Musiala ka përjetuar një tjetër episod shqetësues gjatë miqësores së Bayern Munich kundër Heidenheimit. Talenti gjerman u rrëzua në fushë vetëm pak minuta pasi ishte futur në lojë, duke rikthyer frikën për gjendjen e tij fizike.

Musiala u aktivizua në minutën e 61-të të ndeshjes, duke zëvendësuar Saibarin. Por vetëm rreth gjashtë minuta më vonë, mesfushori ofensiv u ndje keq dhe u shtri në fushë. Sipas raportimeve, ai përjetoi sërish ndjesi të forta lodhjeje, marramendje dhe një ndjesi të menjëhershme nxehtësie.

Stafi mjekësor i Bayern Munich ndërhyri menjëherë, ndërsa shokët e skuadrës rrethuan Musialën për të krijuar një hapësirë dhe për ta mbrojtur nga vëmendja. Futbollisti u largua më pas nga fusha në këmbë, i shoqëruar nga mjekët drejt dhomave të zhveshjes.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky është episodi i dytë shqetësues për Musialën brenda pak ditësh. Të shtunën e kaluar, gjatë miqësores së fituar 3-1 ndaj Leipzigut, 23-vjeçari ishte rrëzuar në fushë në minutat e fundit të takimit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pas atij episodi, Musiala humbi edhe prezantimin zyrtar të skuadrës në kampusin e Bayern të hënën, ndërsa kishte zhvilluar vetëm një seancë individuale stërvitore.

Fillimisht, stafi mjekësor e kishte lidhur gjendjen e tij me lodhjen dhe temperaturat e larta. Megjithatë, përsëritja e episodit ka bërë që situata të kërkojë vlerësim dhe ndjekje më të thelluar mjekësore.

Pas ndeshjes, vetë Musiala u përpoq të qetësonte tifozët dhe të gjithë ata që u shqetësuan për gjendjen e tij.

“Para së gjithash, gjëja më e rëndësishme është se jam mirë. Dua t’ju largoj shqetësimin dhe t’ju shpjegoj diçka”, deklaroi futbollisti.

Musiala bëri të ditur se është diagnostikuar me episode të përkohshme dhe afatshkurtra, të trajtueshme, të shkaktuara nga një disfunksion neurologjik, të cilat mund të çojnë në episode të tilla.

“E di që në pamje të parë mund të duken të frikshme, por për mua, për momentin, janë pjesë e përditshmërisë. Jam në duar shumë të mira nga ana mjekësore dhe jam shumë optimist”, shtoi ylli i Bayern.

Ai theksoi gjithashtu se, sipas vlerësimit të mjekëve, nuk ekziston një rrezik tjetër për shëndetin përtej kësaj problematike dhe se është në kontakt të vazhdueshëm me specialistët.

“Me miratimin e neurologëve, dëshira ime ka qenë të përballem me këtë sfidë dhe të vazhdoj të bëj atë që më ndihmon më shumë në procesin e rikuperimit: të jetoj jetën time të përditshme dhe të vazhdoj të merrem me pasionin tim, futbollin”, përfundoi Musiala.

Jamal Musiala collapses during Bayern Munich match for second time in  four-day period - BBC Sport

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?