Musiala pëson sërish të fikët, Bayern zbulon shkakun: Ndryshimi i terapisë pati efekte anësore!

Jamal Musiala ka përjetuar sërish episode shqetësuese gjatë ndeshjeve miqësore të Bayern Munich, ndërsa klubi gjerman ka dhënë më shumë detaje për gjendjen e futbollistit.

23-vjeçari humbi ndjenjat gjatë dy testeve të fundit të skuadrës bavareze, ndaj Leipzig dhe Heidenheim. Në të dyja rastet, episodi ndodhi vetëm pak minuta pasi Musiala ishte futur në fushë.

Trajneri i Bayern Munich, Vincent Kompany, foli për situatën në konferencën për shtyp përpara Superkupës së Gjermanisë ndaj Borussia Dortmundit. Sipas teknikut belg, episodet lidhen me një ndryshim të bërë së fundmi në terapinë e futbollistit.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kam folur me Jamalin dhe më tha se nuk kishte problem që të flisja për këtë. Ai ka bërë disa ndryshime në terapinë e tij, të cilat kanë shkaktuar disa efekte anësore. Kjo është diçka normale”, deklaroi Kompany.

Swiss Digital Mobile Reklama

Megjithatë, Musiala nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e Superkupës ndaj Dortmundit.

Edhe drejtori sportiv i Bayern Munich, Max Eberl, konfirmoi se klubi është në dijeni të situatës prej kohësh.

“Ne e kemi ditur këtë që në fillim të sezonit të kaluar. Për ne tashmë është pjesë e përditshmërisë”, tha Eberl.

Vetë Musiala kishte bërë publike situatën në fillim të kësaj jave, përmes një postimi në Instagram, ku shpjegoi se vuan nga një “çrregullim neurologjik”, i cili i shkakton episode të shkurtra të humbjes së vetëdijes.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?