Musiala rikthehet në stërvitje me ekipin pas një mungese 5-mujore

Jamal Musiala është rikthyer të stërvitet me ekipin pas një mungese të gjatë. Talenti gjerman zhvilloi dje seancën e parë me grupin, plot pesë muaj e gjysmë pas dëmtimit të rëndë, duke shënuar një moment kyç në procesin e rikuperimit.

22-vjeçari ishte jashtë fushave që nga 5 korriku, kur pësoi frakturë të fibulës dhe zhvendosje të kyçit të këmbës së majtë pas një përplasjeje të fortë me Gianluigi Donnarumma gjatë çerekfinaleve të Kupës së Botës për Klube. Dëmtimi kishte ngritur shqetësime serioze si te klubi bavarez, ashtu edhe te përfaqësuesja gjermane.

Sipas Bild, rikthimi i Musialës në qendrën stërvitore u shoqërua me entuziazëm të madh. Shokët e skuadrës e pritën me një “roje simbolike nderi” në fillim të seancës, e cila u zhvillua me dyer të mbyllura, një gjest që tregon rëndësinë e tij brenda grupit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Që nga fundi i tetorit, Musiala kishte nisur një rikthim gradual përmes rehabilitimit dhe stërvitjeve individuale, ndërsa tani rikthimi në punën ekipore konfirmon se rikuperimi po ecën sipas planit të stafit mjekësor.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?