Mustafi përfundon në listën e dëshirave të Barcelonës
Barcelona vijon të ketë probleme të shumta në mbrojtje, dhe kryesisht në qendër ku edhe numri i futbollistëve është i reduktuar. Për këtë qëllim me shumë mundësi katalanasit do të hidhen në merkato gjatë janarit.
“Sunday Express” në Angli ka zbuluar se objektivat e skuadrës Blaugrana për momentin janë dy lojtarë që luajnë në Premier League. I pari është Rudiger i Chelsea-t, ndërkohë që alternativa sërish është nga Londra, por një lojtar me origjinë shqiptare, si Shkodran Mustafi.
Në javët në vijim drejtuesit e Barcelonës mund të hartojnë një ofertë, e cila me shumë mundësi do të pranohet nga të dy futbollistët. /R.Lika-Koha Jone/