Mustafi uron në shqip nënën për ditëlindje, me një citat nga Profeti Muhamed
Futbollisti me origjinë shqiptare, Shkodran Mustafi, i cili u përfaqëson Gjermaninë dhe u shpall kampion bote gjatë turneut të fundit, “Brazil 2014”, duket se e ruan me nostalgji jo vetëm origjinën e tij, por edhe traditën shqiptare si dhe është një predikues i fesë myslimane, ashtu si edhe mbrojtësi kuqezi, Mërgim Mavraj. Mustafi ka uruar sot nënën e tij, me rastin e ditëlindjes, me një thënie të profetit Muhamed, por në gjuhën shqipe, duke cituar: “Parajsa është ndër këmbët e nënës” dhe më pas në anglisht e në shqip ka shtuar, “Happy Birthday Mum!!!Urime për ditëlindjen!!!”. Mustafi kaloi gjatë merkatos së shkuar nga Sampdoria në Seria A, në radhët e Valencias në La Liga dhe është me origjinë nga viset shqiptare të Maqedonisë.
KOHA JONË SONDAZH

