Myrto Uzuni gjen rrugën e rrjetës në Amerikë, shënon nga goditja e dënimit (VIDEO)

Sulmuesi i Kombëtarja shqiptare, Myrto Uzuni, është rikthyer te goli me skuadrën e Austin, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në fitoren ndaj Houston Dynamo.

30-vjeçari shënoi golin e dytë për ekipin e tij në minutën e fundit të shtesës së pjesës së parë. Aksioni nisi pas një goditjeje dënimi të fituar nga Torres pranë zonës, ndërsa Rosales shërbeu për Uzunin, i cili goditi fuqishëm drejt portës. Topi u devijua gjatë rrugës dhe përfundoi në rrjetë, duke dyfishuar avantazhin e Austin.

Më herët, në minutën e 35-të, sulmuesi kuqezi ishte shumë pranë një tjetër goli, por tentativa e tij u ndal nga shtylla. Pavarësisht kësaj, sfida u mbyll me rezultatin 2-0 në favor të Austin. Uzuni u rikthye si titullar në këtë përballje, pasi mungoi në humbjen e thellë 5-1 të së mërkurës ndaj San Jose Earthquakes.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me këtë paraqitje, Uzuni çon në tre numrin e golave dhe po aq asistet në këtë sezon.

Swiss Digital Mobile Reklama
Austin FC vs. Houston Dynamo FC | Full Match Highlights | COPA TEJAS GREEN OR ORANGE?

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?