Conceiçao sqaron përplasjen me Spallettin: Nuk është asgjë e vërtet!

Francisco Conceiçao kaloi një mbrëmje për t’u harruar në Vigo, si brenda, ashtu edhe jashtë fushës. Portugezi reagoi ashpër pas zëvendësimit, ndërsa Luciano Spalletti nuk e kurseu me kritikat e tij. Mediat italiane raportojnë se ndaj Lazios mund ta nisë ndeshjen nga stoli.

Situata e Francisco Conceiçaos te Juventusi po bëhet gjithnjë e më delikate. Anësori portugez u përfshi në një episod tensioni pas zëvendësimit në minutën e 64-t të ndeshjes në Vigo, duke shkaktuar polemika për sjelljen e tij dhe marrëdhënien me stafin teknik të Luciano Spallettit.

Sipas raportimit të Sport Mediaset, pas daljes nga fusha, ish-futbollisti i Portos goditi me grusht stolin e rezervave dhe pati një shkëmbim të tensionuar fjalësh me Martusciellon, bashkëpunëtorin e Spallettit. Më pas, ai u drejtua për në dhomat e zhveshjes, përpara se të rikthehej pranë shokëve të skuadrës për të ndjekur pjesën e mbetur të takimit nga vija anësore, pasi ishte qetësuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas incidentit, Conceiçao tentoi të ulte tensionet gjatë një prononcimi televiziv, duke deklaruar se nuk ishte grindur me askënd. Megjithatë, ndërhyrja e tij nuk arriti ta mbyllte plotësisht çështjen.

Swiss Digital Mobile Reklama

Trajneri Luciano Spalletti reagoi menjëherë ndaj sjelljes së portugezit, duke i bërë të qartë se emocionet dhe pakënaqësia duhet të shprehen përmes paraqitjeve në fushë, jo pas zëvendësimit.

“Është më mirë që të jetë i zemëruar me veten. Përndryshe, do të na duhet të flasim për këtë”, deklaroi tekniku italian.

Spalletti vijoi me një mesazh të drejtpërdrejtë për 23-vjeçarin, duke theksuar se karakteri duhet të shfaqet gjatë minutave që luan, e jo pasi largohet nga fusha.

“Duhet të tregojë karakter gjatë 70 minutave që kalon në fushë, jo në 20 minutat pas tyre. Kemi edhe lojtarë të tjerë të fortë që qëndrojnë jashtë formacionit dhe, kur kanë luajtur, e kanë përmbysur ndeshjen”, u shpreh trajneri i Juventusit.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A jeni dakort me djegiet e bizneseve që po bëjnë protestuesit?