FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Myrto Uzuni shënon dy gola për 13 minuta në Spanjë

Kampioni kuqezi, Myrto Uzuni ka shënuar dy gola këtë të shtunë në La Liga 2 të Spanjës. I rikthyer nga dëmtimi, beratasi u fut në fushë nga minuta e parë dhe kaloi Granadan në epërsi pas vetëm 20 minutave lojë, në sfidën e javës së 10-të të kampionatit kundër Tenerifes.

Sulmuesi nuk u mjaftua dhe në të 34 dyfishoi shifrat. Uzuni ishte pjesë e Kombëtares, por u largua nga grumbullimi për shkak të një lëndimi dhe mesa duket e ka marrë veten dhe ka gjetur formën, duke shënuar dopietë në Spanjë.

Katër gola në tetë ndeshjet e luajtura këtë sezon për Uzunin, teksa shpreson që të ndihmojë ekipin e tij për t’u ngjitur në elitën e futbollit spanjoll. Nuk do jetë surprizë nëse verën që vjen ai mos jetë më pjesë e Granadas, paçka kontratës deri në qershorin e 2026.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?