Myrto Uzuni shënon golin e 10-të në La Liga, e feston me “shqiponjë” (VIDEO)

Myrto Uzuni bëhet sërish protagonist në La Liga, duke kaluar Granadën në avantazh përballë Alavesit.

Në minutën e 9-të, sulmuesi i kombëtares shqiptare ekzekutoi saktë një penallti duke gjetur golin e dhjetë në kampionatin spanjoll.

Avantazh i rëndësishëm për Granadën, që shpreson të t’i japë fund ecurisë negative prej pesë humbjesh radhazi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Skuadra andaluziane renditet e parafundit, duke qenë shumë pikë larg zonës së shpëtimit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?