Nacho: Franca shumë fizike, ja si mund të shkojmë në finale!

Nacho Fernandez, mbrojtësi i Spanjës, ka folur në prag të gjysmëfinales ndaj Francës. Ai vlerësoi “gjelat”, por tregoi dhe rrugën që duhet për të shkuar në finale.

“Franca është një kombëtare shumë fizike, por që ka edhe lojtarë të një niveli të lartë teknik. Në këtë kampionat evropian ndoshta ata janë duke treguar një fytyrë mbrojtëse, por ata dinë të luajnë mirë edhe në sulm. Ne duhet të kemi kontrollin e lojës, kjo është një nga mënyrat si mund të kualifikohemi”, deklaroi Nacho në prag të ndeshjes.

Spanja eliminoi Gjermaninë në çerekfinale dhe është favorite për triumfin final.

SHKARKO APP