Nagelsmann jep dorëheqjen pas eliminimit të Gjermanisë në Botërorin 2026

Julian Nagelsmann ka dhënë dorëheqjen nga posti i trajnerit të Kombëtares së Gjermanisë, pas eliminimit të hershëm të skuadrës në fazën e 1/16-ave të Kupës së Botës 2026.

Pavarësisht se fillimisht 38-vjeçari kishte shprehur gatishmërinë për të vazhduar në detyrë, humbja ndaj Paraguajit dhe kritikat e forta pas ndeshjes çuan në përfundimin e bashkëpunimit me Federatën Gjermane të Futbollit.

Sipas mediave gjermane, Nagelsmann kishte deklaruar pas ndeshjes se do të qëndronte nëse federata do ta dëshironte këtë, por gjatë një takimi që ka zgjatur më shumë se tre orë, drejtuesit e federatës e kanë këshilluar të japë dorëheqjen. Trajneri ka pranuar këtë rekomandim, duke i dhënë fund qëndrimit të tij në krye të kombëtares.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas largimit të tij, Gjermania ka nisur menjëherë kërkimin për një trajner të ri. Në mediat sportive gjermane raportohet se një nga kandidatët kryesorë për të marrë drejtimin e skuadrës është Jürgen Klopp, emër që shihet si favorit për të nisur një epokë të re në kombëtare.

Swiss Digital Mobile Reklama

Federata Gjermane e Futbollit pritet të formalizojë zyrtarisht largimin e Nagelsmann në ditët në vijim, ndërsa Gjermania hyn në një fazë rindërtimi pas një fushate zhgënjyese në Botërorin 2026.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?