Nani ikën pa zhurmë nga Junajtid, pritet si hero te Fenerbahçe

Futbollisti i krahut të Manchester United, Nani ka kaluar në radhët e ekipit turk Fenerbahce, sipas njoftimit zyrtar që vjen nga klubi i tij i kaluar, i Premier League.

Nani u largua nga “Old Trafford” pasi kaloi sezonin e fundit në formë huazimi, te ish-klubi portugez, Sporting Lisbonë.

Futbollisti 28-vjeçar kaloi testet mjekësore në Stamboll dhe pritet të bashkohet zyrtarisht me turqit për 6 mln euro.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nani fitoi katër tituj në Premier League dhe një Champions League pasi u bashkua me United në vitin 2007 si dhe shënoi 41 gola në 230 paraqitje me Djajtë e Kuq. Ai kishte e firmosur një kontratë 5 vjeçare në vitin 2013, por nuk u preferua më më si titullar dhe u kthye tek Sporting.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?