Napoli bën blerjen më të shtrenjtë në histori, merr sulmuesin e talentuar

Drejtori Sportiv i Napolit Cristiano Giuntoli ditën e djeshme u takua me menaxherët dhe sulmuesin Victor Osimhen, për të sistemuar detajet e fundit të transferimit të tij nën urdhrat e Gennaro Gattusos. Sipas mediave italiane, marrëveshja mes palëve është arritur plotësisht dhe pritet që 21-vjeçari të mbërrijë në Romë ditën e nesërme për të kryer vizitat mjekësore dhe më pas për të hedhur edhe firmën mbi kontratën 5-vjeçare.

Për kartonin e Osimhen Napoli do të paguajë 50 milionë euro menjëherë dhe 10 milionë euro të tjera në formë bonusi te klubi francez i Lille, që disponon momentalisht kartonin e sulmuesit, ndërsa ka rënë poshtë mundësia e përfshirjes së Ounas në këmbim.

Kjo shifër e bën Victor Osimhen futbollistin më të shtrenjtë që Napoli ka blerë ndonjëherë, duke thyer edhe rekordin e transferimit të Hirving Lozanos verën e kaluar, për shifrën e 42 milionë eurove.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?