Napoli dhe Inter sfidohen në distancë për titullin, luajnë sot sfida të prapambetura

Pas përballjes së fortë direkte dhe barazimit spektakolar, Interi dhe Napoli rikthehen në fushë për ndeshjet e prapambetura të javës së 16-të, të shtyra për shkak të Superkupës.

Kampionët e Italisë zbresin të parët në fushë, ku përballen me Parmën në orën 18:30, ndërsa në mbrëmje Napoli pret Leccen në orën 20:45, me synimin për të ruajtur ose zgjeruar avantazhin në krye të renditjes.

Napoli vjen me shumë mungesa të rëndësishme, përfshirë De Bruyne, Anguissa dhe Lukaku, por Conte (nga tribuna) kërkon patjetër tri pikët për të ushtruar presion mbi rivalët direktë. Parma, ndërkohë është një skuadër që mund të dhurojë edhe surpriza.

Swiss Digital Desktop Reklama

Interi i Chivu kërkon të sigurojë titullin simbolik të kampionit të dimrit. Edhe zikaltërit kanë disa mungesa, por mbeten favoritë ndaj një Lecce në vështirësi. Në këtë ndeshje nuk do të jetë Ylber Ramadani i pezulluar. Të dyja sfidat priten të jenë vendimtare për ecurinë e kampionatit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?