Napoli e nis me gol ndaj Torinos, shënon i zakonshmi McTominay (VIDEO)

Napoli ka kaluar shpejt në avantazh në sfidën kundër Torinos, duke shënuar pas vetëm 7 minutash lojë. Heroi i momentit ishte sërish Scott McTominay, i cili realizoi golin e tij të katërt radhazi në kampionat, të dhjetin në Serie A dhe të njëmbëdhjetin në të gjitha kompeticionet këtë sezon.
Goli erdhi pas një aksioni të bukur: kapiteni Giovanni Di Lorenzo dha një pasim në vertikal për Zambo Anguissa, i cili depërtoi në zonë dhe dha një kros të ulët. Topi u devijua nga McTominay, duke e çuar në rrjetën e portierit Milinkovic-Savic.