Napoli eliminon me dy penallti Perugia-n në Kupë, Hysaj shkakton 11-metërsh (VIDEO)

Napoli ka siguruar një vend për në çerekfinalet e Kupës së Italisë. Skuadra e Gattuso-s fitoi 2-0 në “San Paolo” ndaj Perugias në një ndeshje ku Var u bë protagonistë. Të kaltrit kaluan në avantazh në minutën e 26 me Insignen falë një penalltie, ndërkohë që kapiteni përsëriti vetveten në minutën e 38-të, me një tjetër penallti të dhënë nga Var.

Në shtesën e pjesës së parë, Hysaj arrin të ndalë një top që po shkonte në zonë fillimisht me këmbë dhe më pas i shkon në dorë. Arbitri pasi u konsultua me teknologjinë vendosi që të akordonte penallti, edhe pse shpesh herë ka pasur shumë polemika për këto raste, kur topi shkon në dorë pasi prek një pjesë të trupit.

Shkodrani nuk e priti aspak mirë vendimin e tij, teksa protestoi aq ashpër pas pjesës së parë sa u desh ndërhyrja e Gattusos për ta qetësuar. Ospina gjithsesi bëri detyrën duke e pritur 11-metërshin, me të kaltrit që siguruan të parët një vend mes 8 ekipeve më të mira. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP