Napoli ëndërron “goditjen e madhe”, synon transferimin e Kevin De Bruyne

Teksa Napoli është gjithnjë e më pranë fitimit të titullit kampion, klubi napolitan ka nisur të mendojë për sezonin e ardhshëm dhe synon një përforcim të madh: Kevin De Bruyne. Sipas asaj që raporton Sky Sport, drejtuesit e klubit po bëjnë një përpjekje serioze për të afruar mesfushorin belg të Manchester City, i cili është në skadencë kontrate me klubin anglez në fund të këtij sezoni.

De Bruyne, i lindur në vitin 1991, ka zhvilluar 418 ndeshje me City-n, duke shënuar 108 gola dhe dhënë 177 asistime në një dekadë të lavdishme. Edhe pse ka oferta të pasura nga Arabia Saudite, lojtari duket se dëshiron të vazhdojë karrierën në Europë.

Në garë për të është edhe kampion i Anglisë, Liverpool, por Napoli shpreson të bindë belgun përmes miqësisë së ngushtë që ai ka me Romelu Lukakun, shok skuadre në Kombëtaren e Belgjikës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një transferim i tillë do ta entuziazmonte padyshim trajnerin Antonio Conte, i cili prej janarit ka shprehur pakënaqësinë për mungesën e një zëvendësuesi të denjë për Kvaratskhelian. Më shumë se kaq, mbërritja e De Bruyne mund të bindë trajnerin të vazhdojë projektin e tij me Napolin edhe për sezonin e ardhshëm. /Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama
Napoli ëndërron “goditjen e madhe”, synon transferimin e Kevin De Bruyne

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?