Napoli fiton me përmbysje ndaj Genoas dhe ruan kreun e Seria A
Pas humbjes me Milanin, Napoli është rikthyer menjëherë te fitorja duke reaguar në mënyrën më të mirë të mundshme. Kampionët në fuqi triumfuan 2-1 ndaj Genoas në “Marassi”, në sfidën e javës së gjashtë të Serie A, duke ruajtur kreun e renditjes me 15 pikë, në barazim me Romën.
Pjesa e parë nuk ishte aspak e lehtë për skuadrën e Antonio Contes, e cila vuajti ritmin e ulët dhe ndryshimet në formacion. Genoa përfitoi dhe kaloi në avantazh në minutën e 34-të, falë një goli spektakolar me thembër të Ekhator, pas asistit të Norton-Cuffy.
Në pjesën e dytë, Conte hodhi në fushë De Bruyne dhe Spinazzola, dhe Napoli mori kontrollin e ndeshjes. Në minutën e 57-të, Anguissa barazoi me një goditje të saktë me kokë, ndërsa Hojlund përmbysi gjithçka në minutën e 75-të, duke shfrytëzuar një top të kthyer në zonë për të shënuar golin e fitores. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

