Napoli fiton me përmbysje në “frymën e fundit” pas dy muajsh në Seria A (VIDEO)

Napoli më në fund arrin që të marrë një fitore në Seria A pas dy muajsh. Të kaltrit fituan 2-1 me përmbysje në transfertën ndaj Sasuolos.

Traore kaloi vendasit në avantazh që në minutën e 19-të me Traore, ndërkohë që skuadra e Gattusos arriti që të barazonte në minutën e 57-të me Allan.

Kur u mendua se napolitanët nuk do të fitonin, erdhi goli i maqedonasit Elmas, i cili e pati të thjeshtë për të shënuar Napoli nuk fitonte në Seria A që nga 19 tetori këtij viti. Ky ishte suksesi i parë i Gattusos që kur ka marrë drejtimin, ndërkohë që Hysaj luajti në pjesën e dytë në vend të Lupertos.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?