Napoli fiton ndaj Torinos me McTominay dhe merr kreun e Seria A

Në ndeshjen e fundit të javës së 34-të të Serie A, Napoli mposhti Torinon me rezultatin 2-0 dhe mori kryesimin e vetëm në tabelë, duke përfituar nga humbja e Interit.

Në stadiumin “Diego Armando Maradona”, skuadra napolitane gjeti golin që në minutën e 7-të me McTominay, i cili realizoi edhe dopietën personale në minutën e 41-të me një gol shumë të ngjashëm, duke u futur mes Casadei dhe Linetty.

Në pjesën e dytë, Billing goditi traversën, por Torino nuk arriti të krijojë rrezik për të ndryshuar fatin e ndeshjes. Me këtë fitore, Napoli shkëputet në +3 pikë nga Interi, kur kanë mbetur edhe katër javë nga përfundimi i kampionatit.

SHKARKO APP