Napoli i Contes ndalet sërish, nuk fiton as ndaj Udineses

Napoli bën një tjetër ndalesë në Seria A, teksa nuk ka mundur të shkojë më shumë se një barazim 1-1 në shtëpi ndaj Udineses.
Skuadra e Contes zhbllokoi ndeshjen në minutën e 37-të me McTominay, që është kthyer në protagonist këtë sezon. Kundërpërgjigja nga Udinese erdhi vetëm 3 minuta më pas nga Ekkelenkamp.
Në pjesën e dytë asgjë nuk do të ndryshonte, duke bërë që napolitanët të humbnin dy pikë të tjera. Të kaltrit kryesojnë me 55 pikë, 4 më shumë se Interi që nesër sfidon sërish Fiorentinën. /R.Lika-Koha Jonë/