Napoli i “dashuruar” me shqiptarët, zyrtarizon një tjetër futbollist

Pasi siguroi shërbimet e Amir Rrahmanit për në qershor dhe kanë ofruar 20 milionë euro plus bonuse për Marash Kumbullën, Napoli arrin të transferojë një tjetër shqiptar. Drejtori Sportiv, Guintoli ka arritur që të marrë përfundimisht kartonin e Kleis Bozhanaj, sulmues i ditëlindjes 2001, që luante me skuadrën e të rinjve të Empolit.

Mediat italiane raportojnë se kontrata e tij është depozituar në Federatën Italiane të Futbollit. Bozhanaj luan si sulmues i dytë, i cili përshtatet më së miri edhe në rolin e trekuartistit.

Ai ka luajtur 10 ndeshje këtë sezon me të rinjtë e skuadrës së Empolit. Bozhanaj ka lindur në Shqipëri, ndërkohë që synon që të ketë të njëjtën karrierë si Hysaj.

Për momentin do të jetë një përforcim i mirë për ekipin e të rinjve të Napolit që gjendjen në vendin e parafundit në renditjen e grupmoshave. /R.Lika-Koha Jone/

 

SHKARKO APP