Napoli kualifikohet në Champions, Conte pret përgjigjen e De Laurentiis për të ardhmen
Napoli ka marrë dy lajme nga Pisa: kualifikimin në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm dhe vendimin e Antonio Contes për të ardhmen e tij, i cili është marrë por nuk është bërë publik. Vetë trajneri ka deklaruar se ka pasur një bisedë me presidentin Aurelio De Laurentiis javët e fundit dhe është në pritje të përgjigjes. Conte theksoi se “Presidenti e di shumë mirë mendimin tim, e njeh që nga dita e parë. Po presim, klubi tashmë po punon për të ardhmen.”
Ai shtoi se do të flasë me De Laurentiis në fund të kampionatit për të finalizuar gjithçka. “Kam folur me të një muaj më parë dhe i kam shprehur mendimin dhe qëllimet e mia. Nuk do të them asgjë, edhe për të mos munguar respektin ndaj presidentit me të cilin kam një marrëdhënie miqësie. Pikërisht në sajë të kësaj marrëdhënieje, është mirë të jesh i sinqertë për gjithçka. Pastaj do të shohim,” shpjegoi trajneri pas ndeshjes. Në konferencën për shtyp, u theksua sërish mundësia e largimit të tij.
Conte premtoi se kur të përfundojë eksperienca e tij, do të lërë pas një grup të fortë, të aftë për të sfiduar Milanin, Juven dhe Interin, të cilët gjithmonë nisin një hap përpara. “Nëse Napoli sfidon çdo vit dhe arrin të rrëzojë një vit po dhe një vit jo, do të ishte diçka e madhe.” Ai përsëriti se presidenti e di mendimin e tij prej një muaji, si për gjërat pozitive ashtu edhe për ato që i kanë pëlqyer më pak. “Është e drejtë të sqarohemi me të, do të jem gjithmonë mirënjohës pavarësisht se çfarë do të ndodhë vitin e ardhshëm. Ai më dha mundësinë të jetoj në një ambient si Napoli dhe të festoj. Më kanë thënë gjithmonë se kur fiton në Napoli është si të fitosh dhjetë herë në një klub tjetër.”
Marrë nga La Gazzetta dello Sport
KOHA JONË SONDAZH

